Ulqini sot me këndin për fëmijë

0

Sot në hapësirën pranë Qendrës për Kulturë është duke u realizuar faza përfundimtare e projektit “Të kthejmë fëmijëve këndet e lojërave”. Kjo fazë përfshinë përgatitjen e hapësirës si dhe montimin e lojërave për fëmijë.

Punimet janë duke u realizuar nga kompania Mega Sound nga Podgorica në mbështetjen e Ndërmarrjes për veprimtari komunale Ulqin.

Projekti është inicuar nga shoqata Prindërit, ndërsa sponror general është CKB banka, në mbështetjen e disa sipërmarrësve nga Ulqini. Kompania Kurti është sponsor i gardhit prej drurit i cili rrethon hapësirën ku vendosen lojërat.

Këndi përfshinë elemente të shumta por karakteristik është elementi për fëmijë me nevoja të veçanta që është i pari i këtij lloji në Mal të Zi. Ky element është donacion nga Komuna e Ulqinit.