Ulqini si Kuvajti?

0

Sic shkruan gazeta Novosti, qeveria e Malit të Zi, ka miratuar platformën e marrveshjes me subjektet që kanë bërë ofertat për ndarjen e koncesioneve në nëndetin e Ulqinit.Keto koncesione do të ndahen për prodhimin e gazit.

Interesim kanë paraqitur 6 kompani, te cilat kanë bërë 3 oferta: Maraton Oil (SHBA) dhe OMV (Austria), Eni (Italia) dhe Novatek (Rusia), Energin (Greqia) dhe Mediteran Oil (Britania e Madhe). Te ghitha keto kompani kanë profit vjetor mbi 10 miliardë dollarë.

Tenderi është publikuar më 7 gusht 2013 dhe përfshin 13 blloqe në detin Adriatik pranë Ulqinit, dhe vitet e ardhshëm do të tregojnë nëse Mali i Zi do të bëhet një “Kuvajt i vogel”.

Potencialet nuk janë të njëjta si në atë te ketij vendi të largët, dhe ka pak gjasa që deti pranë Ulqinit  te ketë depozita të mëdha të naftës dhe gazit – tha per  “Novosti” Vladan Dubljeviq nga Ministria e Ekonomisë.

Mendohet se profiti i parë mund të arrihet diku pas tre viteve, dhe se ai mund të shkojë deri në 1 milione euro në vit për Malin e Zi, vetëm nga koncesionet.

Dhe derisa analizat për naftë dhe gaz vazhdojnë, analiza se si këto do të ndikojnë në turizëm, nuk ka.