Ulqini rekorder në shpenzimin e energjisë elektrike

0

Gushti ishte muaji kur në Mal të Zi u regjistrua shpenzim rekord i energjisë elektrike.
Temperaturat e larta gjatë gjithë kohës kanë rezultuar në llogari marramëndesë të energjisë, sidomos për bizneset.
Ulqini ishte qyteti me mesataren më të lartë të shpenzimit të energjisë, 75,72 euro për familje, trefish më shumë se mesatarja më e ulët prej 24 eurosh e regjistruar në Mojkovac.
Ky muaj do të mbahet mend edhe për faktin se është hera e parë që shpenzimi measatar në verë e tejkalon shpenzimin mesatar mujor në periudhën e dimrit.