Ulqini pa asnjë divorc gjatë vitit 2014!

0

Sipas të dhënave nga Byroja për Statistika e Malit të Zi (Monstat), që nga fillimi i vitit 2014 e deri më sot në Ulqin nuk ka pasur asnjë divorc. Komunat e vetme të tjera ku nuk ka pasur divorce këtë vit janë Andrijevica, Plluzhine dhe Shavniku.

Ndërkaq, komuna me më së shumti divorce gjatë këtij viti është Podgorica me 66 divorce, e pasuar nga Tivari me 39, Rozhaja me 32, Nikshiqi me 31, Heceg Novi me 20, e Kotori me 17.

Numri total i divorceve gjatë këtij viti në Mal të Zi është 264.