Ulqini me shumë pak gra afariste

0

Sipas analizës së Ministrisë për të drejtat e njeriut, përqindja e grave afariste në Rozhajë dhe Ulqin është më e ulta në vend.

Rozhajë ato janë pronare të 5.45% të subjekteve afariste, kurse në Ulqin të 5.7%.

Edhe kjo shifër mund të mos jetë komplet e saktë pasi shumë burra i kanë bizneset e vet të regjistruara në emër të grave, por që ato nuk i menaxhojnë.

Qyteti me përqindjen më të lartë të subjekteve me pronare gratë është Kollashini me 22.2%.

Sipas ministrisë, gratë vazhdojnë të hasin probleme gjatë procedurës për fillimin e bizneseve private, sidomos në marrjen e kredive , pasi për dallim nga meshkujt kanë më pak pasuri që mund ta vendosin në hipotekë.

Gjtihashtu, si problem shihet edhe mbështetja jo adekuate institucionale dhe financiare nga institucionet lokale për fillimin e sipërmarrjes private nga gratë.