Ulqini fiton pazarin e peshkut

0

Komuna e Ulqinit në bashkepunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ambasadën e Mbreterise Norvegjeze ne kuadër të projektit për “Zhvillim i qendrueshëm detar dhe bregdetar” po realizon rregullimin e tregut të peshkut.
Punimet po i kryen NP “Veprimtaritë Komunale” e cila poashtu do e menaxhojë tregun e peshkut në të ardhmen.

Projekti pritet të kryhet deri ne fund të vitit duke u bërë kështu treg me standardet e duhura europiane. Realizimi I këtij projekti do të zgjidhë problematikën shumëvjeçare të shitjes të peshkut.Në kuadër të projektit planifikohet të rregullohet edhe hapësira e posaçme për shitjen e produkteve të qumështit, projekt i cili do realizohet vitin e ardhshëm.