Ulqini edhe nesër pa ujë

0

Për shkak të mungesës së disa pjesëve të përshtatshme të cilat bëjnë lidhjen e tubave, Ulqini edhe nesër nuk do të ketë ujë.

Këtë e ka bërë të njohur për media drejtori i ndërmarrjes “Ujësjellës-Kanalizime” Fehim Avdiu, i cili tha se këto probleme nuk i prisnin.

Fillimisht, sipas paralajmërimit, normalizimi i furnizimit me ujë duhej të vendosej në orën 17.00, por kjo do të shtyhet për ditën e nesërme, dhe nuk ka njoftim se kur mund të pritet furnizimi normal.