Ulqin: Konferencë për integrimin në NATO

0

Sot në Ulqin do të mbahet konferenca “Ballkani në periudhën pas konflikteve, ku ndodhemi 20 vite mbas marrëveshjes së Dejtonit – ndërtimi i paqes dhe integrimet në BE dhe NATO.”

Organizatorë të konferencës janë Instituti për kërkime shkencore dhe komuna e Ulqinit.

Në konferencë do të marrë pjesë koordinatori nacional për NATO Vesko Garçeviq, kryetari i komunës Fatmir Gjeka, ambasadori i Turqisë Mehmet Nijazi Tanilir si dhe ai hungarez Kristijan Posha.