Ulqin: Arrestohen kosovarët për thirrje nacionaliste

0
KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA

Një grup të rinjsh kosovarë janë arrestuar dhe dënuar me nga 300 euro secili për thirrje nacionaliste.

Këtë e kanë bërë të ditur për “Vijesti” burime pranë policisë së qytetit. Sipas plicisë, janë dënuar D.D (24 vjec), K.C (22), K.I (31), K.K (26), dhe S.E (24).

Ato janë akuzuar për prishje të rendit dhe qetësisë me thirrje nacionaliste si “Ulqini është Kosovë”, “F..ck Serbia” etj.

Bashkë me to janë dënuar me nga 150 euro edhe pronarët e objekteve ku këto persona qëndronin, pasi nuk ishin të paraqitur si turistë.

Ngjarja ka ndodhur në shetitoren e Plazhit të Vogël.