Ullishtarët e Ulqinit në manifestimin e Kroacisë

0

Prej datës 26 – 29 mars në Trogir të Kroacisë është mbajtur manifestimi ndërkombtarë i ullishtarëve dhe prodhuesve të vajit “Nocnjak 2015”.

Ky manifestim është ndër më prestigjozët në rajonin e Adriatikut dhe është mbajtur për të 17 herë me radhë.

Në të morën pjesë edhe një numër i madh ullishtarësh nga Ulqini, të cilët shfrytëzuan rastin të shkëmbejnë eksperiencat me prodhuesit e rajonit dhe marrjen e këshillave nga ekspertët me përvojë italianë dhe spanjoll.

Manifestimi është mbajtur me sponzorizimin e presidentes së Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviq.