Ullishta e Valdanosit në Ulqin

0

Ullishta e Valdanosit në bregdetin e Ulqinit, e cila është ndër më të njohurat në Mesdhe, është pothuajse e shkatërruar si pasojë e çështjes së pronësisë. Ullishta gjatë viteve të kaluara ishte në menaxhimin e ish-Ushtrisë Jugosllave, e cila planifikonte të ndërtonte një bazë të madhe ushtarake në Adriatik.

Ullishtarët dhe shoqatat civile sot shprehin shqetësimin me gjendjen e krijuar dhe kërkojnë që sa më parë të bëhet kthimi i pronës dhe mbrojtja e saj.
Për më shumë ndiqeni kronikën e përgaditur nga korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ali Salaj.