Uji i ujësjellësit nuk është për pije

0

Drejtori i ndërmarrjes “Ujësjellës-Kanalizime” Fehim Avdiu, njoftoi se uji i ujësjellësit për momentin nuk është për pije.

Inspektorët lëshuan urdhër ndalimi të konsumimit të ujit për shkak të nivelit të lartë të manganit.
Drejtori Avdiu për TV Teuta deklaroi se ky problem nuk është shfaqur asnjëherë më parë dhe se shkaku mund të jetë vera e thatë e cila solli shterrjen e burimeve.
Ai tha se për dy ditë do të merren rezultatet e analizave prej dy burimeve, pas të cilave cdo gjë do të jetë më e qartë.