Ujësjellësi lajmëron se uji akoma nuk është i pijshëm

0

Nga ndërmarrja publike “Ujësjellës – Kanalizime” lajmërojnë se në bazë të procesit të kryer sot nga inspektori sanitar komunal, uji nga ky ujësjellës akoma nuk është i përshtatshëm për pije.

Analizat e fundit tregojnë rritje të vogël të turbullirës, thuhet nga kjo ndërmarrje.