Ujësjellësi: Humbjet katastrofale prej 625%, kredia me bankën KFW në rrezik

0

Spekullimet për pastërtinë e ujit këto ditët e fundit, kanë ndezur debatin për nevojen e rikonstruktimit të ujësjellsit të amortizuar, shkruan gazeta “Dan”

Sipas drejtorit të ndërmarrjes “Ujësjellës – kanalizime” Fehim Avdiu, rrjeti i shpërndarjes dhe pompat janë të vjetëruara dhe duhen investime të reja me qëllim evitimin e problemeve në të ardhmen.

Me këtë eshte dakord edhe kryetari i Kuvendit Komunal Fuad Haxhibeti, i cili shprehet optimist për realizimin e ketyre investimeve, pasi është nënshkruar edhe kontrata me kompaninë gjermane “Sachsenwasser” për shërbime konsultative.

Por investimet e parapara nga kredia e bankës gjermane KFW, janë në rrezik. Eksperti gjerman i angazhuar nga kjo bankë ka përcaktuar se humbjet në rrjet nuk jane 60% sic mendohej, por në masen marramendëse prej 625%.

Por as ky nuk është problemi i vetëm.

Në një intervistë dhënë për televizionin Teuta, drejtori Avdiu theksoi edhe problemin e të punesuarve në ndërmarrje, numri i të cilëve, sipas marrëveshjes, duhet të ulet. Bëhet fjalë për diku rreth 30 puntorë.

Në këtë intervistë, Avdiu për zvarritjen e kësaj cështje, ka akuzuar partnerët e koalicionit se kanë politizuar cështjen në lidhje me formimin e ndërmarrjes për parkingje, ku këto puntorë do të kalonin.

Kjo duket shumë e habitshme, pasi këto puntorë jane punësuar në ndërmarrje pa kurrëfare kriteri dhe në kohën e zgjedhjeve parlamentare kur drejtor i ndërmarrjes ishte kryetari aktual i Komunës. Nga informatat që ka portali ynë, kredia nga banka KFW është vënë në rrezik serioz dhe ka shumë mundësi të mos realizohet, të paktën ne dy vitet e ardhshme, cka do të ishte katastrofale për qytetin.

Le të shpresojmë se kjo nuk do të ndodhe, por situata nuk le vend për optimizëm.

Do të ishte shumë më mirë sikur drejtori i ndermarrjes të marrë përgjegjsitë e veta si drejtor për numrin e tepruar të puntorëve, ose të thërrase ato qe i kanë punesuar për qëllime elektorale, e jo të fshihet pas partnerëve të koalicionit, sepse kjo nuk sjell asnjë zgjidhje.