Pjesa financiare e tenderit për përcaktimin e projektuesit të projekteve për ujësjellës-kanalizime me vleri deri në 20 milione euro, do të hapet të merkurën me 17 dhjetor 2014, mëson lajm.me.
Kandidatët janë kompanitë Fichter, Esce+Lamer, Hidrophilic Wienna dhe Setec Engineering.
Projektuesi ka obligim që punimin e projekteve ta përfundojë deri në fazën e shpalljes së tenderit.