Udhëheqësit komunal takohen me Drejtorat e shkollave fillore

0

Sot, kryetari komunës Nazif Cungu dhe kryetari i kuvendit Loro Nrekiqi u takuan me drejtorët e shkollave fillore. Aty krahas njoftimit që komuna do të sigurojë kompletet për nxënësit e klasave të para u prekën dhe një sërë cështjesh të tjera që përcjellin arsimin.Drejtorët përshëndetën nismën e inicuar nga komuna.Sipas evidencës së ofruar nga ana e tyre , komuna këtë vit të ri shkollor do të sigurojë mbi 250 komplete për filloristët.Zyrtarët komunal me vëmëndje përcollën shqetësimet e drejtorave per problemet që paraqiten ne shkollat që drejtojnë.

 U la që sëshpejti të inicohen takimet ndarase dhe të përbashkëta, ku sejcili drejtor në mënyrë precize do të prezantojë nevojat që paraqiten nëpër shkolla.

Kryetari Cungu ofrojë si ndihmë kycjen e Agjencisë për ndërtim dhe zhvillim të qytetit tonë , në hartimin e eleborateve projektuese dhe u shpreh I gatshëm që edhe komuna të ndihmoje brenda mundësive ,krahas ndihmës që do të ofrojë dhe që do të kërkohet nga Ministria e arsimit.

Kryetari Cungu, paralajmëroi një takim të ngjashëm edhe me drejtorat e shkollave të mesme.