U përurua emërtimi i rrugës me emrin e profesorit të shquar Fiqri Hasanaga (foto)

0

Sot në ora 11.00, në një ceremoni solemne u përurua emërtimi i rrugës me emrin e profesorit  dhe kompozitorit të njohur Fiqri Hasanaga.

Në ceremoni morën pjesë familjarë, kolegë, miqë dhe shokë të këtij artistit të shquar, vdekja e parakohëshme e të cilit ishte një goditje për muzikën dhe kulturën e Ulqinit në përgjithësi.

Falenderimet për të gjitha ato të cilët kanë bërë të mundur realizimin e kësaj ngjarjeje i prezantoi Elijana Hasanaga, kurse zbulimin e pllakës me emrin e tij e bënë dy nipërit e vegjël, kryetari i Kuvendit Komunal Fuad Haxhibeti dhe propozuesi Ibrahim Berjashi, i cili mbajti edhe një fjalim të shkurtër për këtë rast.

Në ceremoni, për jetën dhe veprimtarinë e Fiqri Hasanagës, foli edhe drejtori i Qendrës për Kulturë Nail Draga.

Sonte në ora 19.00 në Qendër për Kulturë, do të mbahet edhe akademia e nderit për punën edhe jetën e këtij personaliteti të madh të qytetit tonë.