U mbajt tryeza e rrumbullakët “Varësia, sëmundje moderne e të rinjve”

0

Sot, me fillim në ora 11, në ambientet e hotelit “Mediteran” u zhvillua një tryezë e rrumbullakët ku si temë ishte problemi i varësisë tek grupmoshat e reja.

Tryeza me titull “Varësia, sëmundje moderne e të rinjve” u organizua nga fondacioni “Studenti”, me mbështetjen e Ministrisë së Financave të Malit të Zi.

Si panelistë ishin të pranishëm psikologët Arben Hoti dhe Suela Dibra Kaca të cilët të pranishmëve u folën për rreziqet dhe pasojat e varësive patologjike, si dhe mundësitë e masave parandaluese.

Për varësinë e të rinjve por edhe moshave tjera nga interneti, si një fenomen gjithnjë e në rritje, ligjëroi gazetari Ismet Kallaba.

 

tryeza e rrumbullaket2