U mbajt përurimi i librave të prof. Ruzhdi Ushakut

0

Sonte në bibliotekën e qytetit, me fillim në ora 19.00, u mbajt përurimi dy librave të prof. Ruzhdi Ushakut: “Servantesi në Ulqin” dhe “Gjurmë dhe anëshkrime nga folklori i Ulqinit”.

Në përurim ishin të pranishëm mjaft dashamirës të librit të qytetit tonë. Mbrëmjen e hapi sopranoja e njohur Gjylie Pelingu me një pikë muzikore sëbashku me pianisten Fatime Katana.

Për vlerat e këtyre botimeve, që padyshim pasurojnë edhe më shumë vlerat kulturore të Ulqinit, folën mr. Haxhi Shabani, mr. Nail Draga, dr. Ismail Doda, publicisti Mustaf Canka, Ismet Karamanaga e të tjerë.

Botimi i këtyre veprave u mundësua nga Fondacioni Lika.