U mbajt mbrëmja solemne në nder të Fiqri Hasanagës

0

Mbrëmë në Qendrën për Kulturë u mbajt akademia solemne në nderë të mësuesit dhe kompozitorit të ndjerë Fiqri Hasanaga.

Për këtë njeri i cili la gjurmë të pashlyera në jetën kulturore të qytetit folën miqtë, bashkëpunëtorët dhe bashkëqytetarët e tij: Qazim Muja, Shaban Peraj, Ismet Karamanaga, Esat Mehmeti dhe Zenel Katana, si dhe anëtari i kllapës së Ulqinit Sami Misherri.

Për këtë rast ishte pergatitur edhe nje program kulturor, si dhe shpërblime të rastit.

Dje u bë edhe emërtimi solemn i rrugës me emrin e Fiqri Hasanagës, duke e vendosur emrin e tij përherë në mes të mëdhejve të këtij qyteti.