U mbajt mbledhja e parë e Kuvendit, opozita bojkoton

0

Mbledhja konstituive e Kuvendit të ri të Malit të Zi u mbajt sot në Cetinë. Në të morën pjesë deputetët e PDS-së, SD-së, IQK-së, BS-së, dhe Forcës. Të gjitha grupacionet opozitare e bojkotuan mbledhjen për shkak se ato nuk i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve.

Mbledhjen e drejtoi deputetje më e moshuar Marija Qatoviq (IQK), e ndihmuar nga deputeti më i ri Andrija Nikoliq (PDS).

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Budimir Sharanoviq, dorëzoi raportin e zgjedhjeve parlamentare, dhe shrpehu kënqaësinë që ato janë cilësuar si të rregullta nga organizatat ndërkombëtare.

Deputeti Andrija Nikoliq shprehu keqardhje për bojkotin e opozitës dhe theksoi se pa opozitë të përgjegjshme nuk mund të ketë as shtet të përgjegjshëm.

Pas kësaj drejtuesja e mbledhjes Marija Qatoviq e përfundoi seancën.