U mbajt mbledhja e Kuvendit Komunal. Miratohen të gjitha pikat

0

Sot u mbajt mbledhja e Kuvendit,në të cilën këshilltarët shqyrtuan dhe miratuan një sërë çeshtjesh me rëndësi ,veçmas ata që kanë të bëjnë me financat publike,planin hapsinor,çështjet komunale etj, që do ti japin një shtytje tjetër zhvillimit të qytetit tonë. U miratua Vendimi i rebalancit të buxhetit për vitin 2017. Arsyet e miratimit të rebalancit kishin të bënin me huamarjen e kredisë prej 650.000,00 euro që nuk është realizuar per shkak të ndryshimeve të ligjit,dhe realizimi i projektit te ujsjellësit dhe kanalizimit për katër lagje , një projekt ,me vlerë 5.000.000,00 euro realizimi i të cilit pritet ne vitin e ardhshëm. Buxheti për këtë vit është realizuar 24 përqind më shumë se një vit më parë, ndërsa përsa i përket hyrjes së mjeteve Komuna e Ulqinit ka realizuar një rritje për 40 përqind .Parametrat e rritjes priten edhe në vitin e ardhshëm. Përsa i përket urbanizmit u miratuan dokumente me rëndësi që do ti kontribuojnë zhvillimit të Ulqinit.

Veçojmë miratimin e ndyshimeve të PDU për Fushën e Ulqinit e me këtë parashihet ndërtimi i objektit për organizatën sindikale , dhe projektet e Bashkësisë Islame, ndërtimi i xhamisë qëndrore të qytetit dhe Medreses , po ashtu u miratua edhe projekti urbanistik për Hotelin Mediteran e kjo hap rrugë për ndërtimin, respektivisht meremetimin e këtij objekti. Një dokument tjetër i rëndësishëm që u miratua është studimi i lokacionit për lagjen turistike në lokalitetin e Krruçit që do ti mundësojë pronarëve të këtyre parcelave të valorizojnë pronën e tyre.Në të njëjtën seancë u miratua dhe vendimi i kompensimit komunal per tokën ndërtimore.