U mbajt mbledhja e Kolegijumit të Kuvendit Komunal

0

Sic mëson portali ynë, sot është mbajtur mbledhja e Kolegijumit të Kuvendit Komunal, ku është rënë dakord për pikat e rendit të ditës që do të diskutohen në seancën e ditës së hënë me 29.12.2014.

Disa nga pikat do të jenë:

Programi i planifikimit te rregullimit hapsinor për vitin 2015

Raporti i rregullimit hapsinor për vitin 2014

Buxheti për vitin 2015

Vendim për komunikacionin urban dhe ndër-urban

Zgjedhje dhe emerime

Prurja e vendimit për jepjen e pelqimit për emerimin e drejtorit te N.P Ujesjelles dhe  Kanalizime si dhe drejtorit të N.P  Veprimtari Komunale

 

Mësohet se pronaret e auto-taksive kanë kërkuar që të jenë prezent në kuvend kur do të diskutohet në lidhje me komunikacionin urban dhe ndër-urban.