U hap solemnisht pikëvrojtimi në Valdanos

0

Sot u bë hapja solemne e pikëvrojtimit në Valdanos, projekt  i realizuar nga Organizata Turistike e Ulqinit.

Në këtë pikë vrojtimi janë montuar ulëset solare , të cilat sigurojnë wi-fi për mbushjen e celularëve, kurse vetë pika ofron pamje mahnitëse të girit të Valdansosit. Ulëset kanë edhe ndriçimin vet led , i cili do të bëjë të mundur ndriçim autonom gjatë gjithë kohës. Për realizimin e  këtij projekti, OT ka ndarë rreth 32 000 euro.

Hapja e pikës tjetër në Shtegvashë do të bëhet të shtunën me 27 janar.