U hap ndërmarrja sociale

0

Sot në Ulqin u hap ndërmarrja sociale “E drejta për jetë”, si pjesë e projektit IPA “Sektori i tretë dhe zhvillimi i ndërmarrjeve sociale në Mal të Zi:. Në hapjen solemne morën pjesë përfaqësuesit e dhomës tregtare të Malit të Zi, të cilët nëpërmjet projektit IPA kanë siguruar mjetet prej 7500 euro, si dhe përfaqëuesit e pushtetit lokal, sektorit privat dhe mediat lokale.

Ndërmarrja sociale “E drejta për jetë” do të punësojë dy persona me invaliditet, ndërsa në të ardhmen do të zhvillojë trajnime me qëllim edukimin dhe punësimin e një numri më të madh të personave me invaliditet, por edhe grupeve të tjera të ndjeshme shoqërore në Ulqin. 

Ndërmarrjet sociale janë mënyrë e re e organizimit në Evropë, ku profiti i realizuar në ndërmarrje përdoret për të pëmbushur nevojat e grupeve të caktuara shoqërore.