U hap klasa e parë me mësim shqip në Ukrainë

0

Në fshatin Priazovski të Komunës  Zaporizhia të Ukrainës, është bërë hapja e klasës së parë me mësim në gjuhën shqipe. Duke ditur që në Ukrainë ka plot shqiptarë, ishte më se e qëlluar një iniciativë e tillë.
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Poloni, Shpresa Kureta, vizitoi Priazovskin dhe në ceremoninë ku u mblodhën bashkëatdhetarë e autoritete lokale, bëri inagurimin e hapjes së kësaj klase dhe u dhuroi nxënësve libra për mësim në gjuhën shqipe. Përveç kësaj, në Ukrainë u themelua dhe Unioni i Shqiptarëve të Ukrainës.

Mes  të tjerash, edhe në Zarë të Kroacisë duke filluar nga ky  vit shkollor, mbi 50 gjimnazistë shqiptarë  ndjekin mësimin e lëndës Gjuhë shqipe dhe kulturë.

Është kënaqësi kur sheh që gjuha dhe kultura jonë i tejkalon vështirësitë dhe arrinë të mbijetojë, derisa shqiptarët  e trevave tona largohen, shkollat dalëngadalë mbyllen dhe kështu i vihet në ndihmë  shqiptaro-asimilimit.