Tuzi përsëri pa Komunë. Deputetët e partive shqiptare votuan kundër

2

Në seancën e djeshme të Kuvendit të Malit të Zi u miratuan ndryshimet e ligjit për organizimin territorial, me të cilat Tuzi dhe Golubovci marrin statusin e komunave urbane të Podgoricës.

Me këto ndryshime Tuzi ka elementet e komunave të pavarura, si organizimin territorial dhe buxhetin, por mbetet në përbërje të Podgoricës.
Amandamenti i deputetit të Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, që Tuzi të ketë mundësi të shpall statusin e komunës së plotë me vendim të Kuvendit Komunal, nuk u pranua. Sipas ligjit, për këtë nevojitet studim i ri i fizibilitetit, referendumi dhe vendimi i qeverisë së Malit të Zi. Ose me fjalë tjera, e pamundur.

Pasi amandamenti i tij nuk u pranua Gjeloshaj votoi kundër, ashtu sic votuan edhe deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, dhe i URA-s Dritan
Abazoviq.
Pro votuan deputetët e PSD-së(DPS), PSD(SDP), Partisë Boshnjake, Partisë Liberale, dhe një pjesë e Malit të Zi Pozitiv, duke përfshirë edhe deputetët shqiptarë në këto parti.

2 KOMENTET

Comments are closed.