Nimanbegu mbledh subjektet shqiptare për Komunën e Tuzit

0

Me iniciativë të kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Genci Nimanbegut, sot në Tuz do të mbahet një takim me subjektet politike shqiptare.

Siç mëson portali lajm.me, tema e diskutimit do të jetë statusi i ardhshëm i komunës së Tuzit.

Takimi do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës Urbane dhe në të do të marrin pjesë përfaqësuesit e subjekteve shqiptare të kësaj komune.