Tuz: Një person plagoset me armë zjarri

0

Robert Bikaj nga Tuzi është plagosur sot rreth orës 10 të mëngjesit në rrugën që del nga Tuzi për Podgoricë.

Sipas të dhënave të policisë, Bikaj është plagosur me armë zjarri dhe ndihma ja është dhënë në qendrën shëndetsore në Tuz.

Policia nuk ka bërë të ditur autorët që kanë qëlluar ndaj Bikaj.