Turpi i radhës: Miss Globe mbahet në sallën bosh!

0

Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike edhe këtë vit shpenzoi rreth 30.000 euro në organizimin e Miss Globe që si zakonisht përfundon me sallen bosh!  

Mediat dhe portalet, muaj me radhë paralajmëruan sektaklin e vitit në Ulqin, Mis Globe 2018 që u mbajt në përkrahjen e Komunës së Ulqinit dhe Organizatës turistike. Gjithë kemi pas rast të shohim fotografitë e bukurosheve nepër rrjetet sociale dhe portale duke vizituar pjesët e Ulqint ku nuk kan munguar të fotografohen me Kryetarin e Komunës dhe drejtorin e Organzatës Turistke.

Diçka që i ka „ikur“ mediave dhe disa portaleve ishte salla bosh. Në sallën e Qendrës Kulturore të Ulqinit ku u mbajt ky eveniment ishin pothuajse vetem 30 veta në sallë.

E kjo nuk është hera e parë që ky manifestim dështon. Në vitin 2014 u organizua poashtu në mbështetjen e atëherë kryetarin e Komunës Fatmir Gjeka e tani drejtor i OT-së dhe sipas ilustrimeve mund të shihet qartë së edhe atëherë salla ishte pothuajse bosh.

 

Shtrohet pyetja se pse vazhdimishtë shpenzohen mjetët e taksapaguesve të Ulqinit për projekte të dështuara? Pse të shpenzohen rreth 30.000 euro në salla boshe dhe fotografime të zyrtarëve me këto bukuroshet?

Dështim i Miss Globit!