Trofeu i 18-të për klubin e Taekwondo-së Ulqini

0

Gjatë kësaj fundjave në qytetin e Suharekës u mbajtë turneu ndërkombëtar në sportin e Taekwondo-së,  “Theranda Open”. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me 18 garues të cilët arritën sukses të jashtëzakonshëm duke fituar 9-të medalje të arta., 7-të medalje të argjendit,  2 medalje të bronzit  dhe tre kupa. Në rënditjen e përgjithëshme ekipi i Taekwondo-së Ulqini u rendit i pari duke fituar kupën e vendit të parë.  Amra Dushku u shpall kadetja më e suksesshme e turneut , kurse Amar Bakalli u shpall garuesi më i suksesshëm në kategorinë “children 2”.
Nga klubi posaçërisht falenderojnë organizatorin për mikëpritjen e treguar.