Triumf i plotë: SH.A.”Tradita” kthehet nga Gjirokastra me tre çmime mbarëkombëtare. Sonte pritja në Katërkollë (video)

0

Mbrëmë përfundoj Festivali Folklorik Mbarëkombëtar në Gjirokastër. Shqiptarët e Malit të Zi u përfaqësuan nga tri Shoqëri Kulturore, SH.A.Tradita , SH.K.A Ana Malit dhe SH.K. Buzuku.

Kënga tradicionale e Anës së Malit e interpretuar në Gjergjef  në kuadër të Dasmës së Anës së Malit të prezantuar prej SH.A.TRADITA e kënduar nga Egzona Salaj, u vlerësua nga juria profesionale e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës  me çmimin e parë.

Sh.A Tradita3

Këngëtarja Egzona Salaj mori çmimin e parë me motivacionin “Këngëtari më i mirë i Festivalit Folkorik Kombëtar Gjirokastër 2015”. Ajo me prezantimin e melosit tradicional të Anës së Malit u vlerësua kështu Këngëtarja më e mirë në mesin e 1300 pjesëmarrësve të FFKGJ 2015.

 

SH.A.Tradita më përkushtimin e madh që të prezantoj dinjitetshëm trashigiminë folklorike të mbarë Shqiptarëve të Malit të Zi në programin e saj dasma e Anës së Malit përfshiu të gjitha zonat ku trevën e Krajës e prezantuan dy folkloristë të shquar: Naxhije Popi dhe Fadil Velaj më këngën e maja krahut kushtuar bjeshkës sonë të shenjtë Rumisë dhe melodi më kavall. Juria e Festivalit e vlerësoj Naxhije Popin dhe Fadil Velajn me çmimin “Ruajtja e folklorit në trevën e Krajës”.

Sh.A Tradita2

Programi i prezantuar në FFKGJ 2015 nga Shqiptarët e Malit të Zi më çmimet e lartëpërmendura u vlerësua lart duke sjell dy çmime të para dhe zuri Vendin e Tretë në festivalin folklorik gjithëshqiptarë të Gjirokastrës.

Sonte në ora 19.30 në  Katërkollë bëhët pritja solemne e çmimeve të fituara në FFKGJ 2015.