Tribunë: Mali i Zi dhe integrimi në NATO

0

Më 26 qershor (të premten) në ora 10:00, në organizim të Ambasadës së Hungarisë në Podgoricë  dhe Komunës së Ulqinit, organizohet tribuna e hapur me temën “Mali i Zi dhe integrimi në Nato’’.

Ambasadori i Hungarisë Krisztian Posa dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërise Ernal Filo  në ligjeratat e tyre do të sjellin përvojat e vendeve të  tyre në procesin e qasjes dhe anëtarësimit në këtë aliancë ushtarako-politike.

Tribuna do të mbahet në Sallën e Madhe të Kuvendit dhe është e hapur për të gjithë të  interesuarit.