Transparenca: Prej tani Komuna jep informata të hollësishme për prokurimet publike

0

Ajo cka deri para disa muajve ishte e paimagjinueshme, tani është bërë realitet i cili duhet të ndiqet edhe nga shembuj të tjerë.

Komuna e Ulqinit prej tani do tu mundësojë të interesuarëve që të kenë informata të hollësishme për prokurimet publike që shpall vetë Komuna. Me të fjalë tjera qytetarët do të kenë mundësi që personalisht të marrin detaje jo vetëm për vlerën e këtyre prokurimeve por edhe hollësi të tjera që do tu mundësojnë atyre të kenë informata më të sakta nëse taksat e tyre po shpenzohen si duhet.

Si shembull i parë i kësaj transparence që sapo ka filluar është njoftimi për prokurimin publik për riparimin e kalldrëmit i cili mund të gjendet në portalin e Komunës.

“Sanimi i kalldrëmit në qytet,vlera e përgjithshme  me TVSH-në është  30.000,00 €.  Dokumentacioni i  tenderit nr. 03/16 – 01-166/2-16 është  i  publikuar në faqen  e prokurimeve  publike ,në adresën www.ujn.gov.me të dates  18.04.2016.Personi  për  dhënien e  informatave  është Nail Bajri, telefoni 030/412-414, e-mail nail.bajri@ul-gov.me.”

….shkruan në portalin e Komunës. Për hollësi të interesuarit mund të vizitojnë web faqen dhe të kontaktojnë personin në fjalë.