Transmetim historik i faljes së Bajramit në Gjermani

0

Nga xhamia në PenzbergMunchenit do të transmetohet për herë ta parë në televizion falja e namazit të Bajramit të Madh.

Televizioni publik gjerman dhe radioja lokale Bayerischen, Rundfunk, do të bëjnë një emision special, dy orësh, që do t’i kushtohet festës më të madhe të myslimanëve.

Imami që do të udhëheqë ceremoninë është një shqiptar, Bejnamin Idrizi nga Shkupi i Maqedonisë, raporton KTV.

Imami Idrizi i ka thënë Al-Jazeeras se ky është një akt historik.

“Në ligjëratën time, unë do t’ju jap mesazh si myslimanëve ashtu edhe jomyslimanëve në Gjermani. Do të flas për vlerat tona të përbashkëta dhe do t’i bëj thirrje shoqërisë gjermane që të hapet ndaj myslimanëve dhe të vizitojë xhamitë tona, por do t’i ftoj edhe myslimanët që të hapen ndaj shoqërisë gjermane”, ka thënë Idrizi.

Ai ka thënë se paraqitja në skenë e ISIS-it ka shtuar presionin psikologjik tek myslimanët, kudo në botë.

Imami shqiptar beson se transmetimi direkt i faljes së Bajramit do t’u ndihmojë myslimanëve që të ndihen më të mirëpritur në shoqërinë gjermane.

Ky hapi i transmetuesit publik gjerman vjen dy javë pasi kanclerja gjermane Angela Merkel mori pjesë në një iftar, për herë të parë si kancelare, ku tha se Islami është pjesë e shoqërisë gjermane.

Së paku 1 mijë besimtarë, nga pjesë të ndryshme të Gjermanisë pritet të marrin pjesë në lutjet e së premtes në qytetin e vogël bavaraz, Penzberg.

Imami shqiptar Benjamin Idrizi ka thënë se në lutjen e së premtes do t’i bëjë thirrje shoqërisë gjermane që të pranojë refugjatët që po vijnë atje masivisht.

Xhamia e ndërtuar në vitin 2005 ka kapacitet për 300 deri në 400 besimtarë, por dhoma shtesë do të krijohen për të gjithë të interesuarit.

Besohet së në Gjermani jetojnë së paku 4 milionë myslimanë, përcjell koha.net