Trajnim për marketing dhe brendim në turizëm të mërkurën e ardhshme

0

Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte pranë Komunës së Ulqinit në bashkëpunim me Unionin e Punëdhënësve të Malit të Zi do të zhvillojnë një trajnim me temë lidhur me marketing dhe brendim në turizëm, më datë 15.10.2014 në ora 10 tek hotel Mediteran.

Unioni i Punëdhënësve të Malit të Zi është implementuesi kryesor i projektit ndërkufitar Shqipëri – Mal i Zi, “Rrugët ndërkufitare për forcimin dhe zhvillimin turistik në Liqenin e Shkodrës (Lakeroutes)”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Të interesuarit mund të kontaktojnë Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në numrin 030/ 401 804, deri më datë 13.10.2014.