Tivar: Problemet e nxënëses me hixhab

0

Një nxënëse e konfesionit islam e cila në gjimnazin “Niko Rolloviq” të Tivarit është paraqitur me kokë të mbuluar, ka hasur në shumë vështirësi dhe probleme, njofton OJQ “Broj 19”.

Edhe pse hixhabi nuk është askund në botë i ndaluar me ligj ( për ndryshim nga burka), disa mësimdhënës kanë shkuar aq larg sa edhe e kanë përjashtuar nga orët e mësimit.

Por kjo nuk ka qenë problemi i vetëm i kësaj nxënëse.Edhe nxënësit e tjerë kanë reaguar me ashpërsi, duke akuzuar atë për irritimin e mësimdhënësve.

Pasi me problemin është njoftuar i gjithë komuniteti, ka pasur tentativa për zbutjen e situatës dhe premtime se nxënësja do të mund të vazhdojë mësimin e pa trazuar.