Tivar: Marrëveshje për shkarkimin e Osman Subashiq?

0
????????????????????????????????????

Skena politike e Tivarit pritet të pësojë një rekonstruktim të ri si pasojë e përçarjes në Partinë Socialdemokrate.

Mediat njoftojnë se është arritur një marrëveshje paraprake në mes PDS-së, Socialdemokratëve të Brajoviq, Malit të Zi Pozitiv dhe Partisë Boshnjake, për ndryshime në pushtetin lokal.

Njoftohet se do të bëhet pastrim total i kuadrëve të Partisë Socialdemokrate në këtë qytet, ku i pari në shënjestër do të jetë kryetari i Kuvendit Osman Subashiq, i cili pas kongresit të kësaj partie u rradhit përkrah Krivokapiq, duke kaluar kështu në opozitë. Tivari ishte bastioni kryesor i Partisë Socialdemokrate me 8 këshilltarë në Kuvendin Komunal, kurse pas përçarjes të dyja palët kanë mbetur me nga 4 këshilltarë secila.

Nuk dihet akoma qëndrimi i partive shqiptare në lidhje me pushtetin e ri, dhe nëse do të marrin pjesë në qeverisje.