Tivar: Aksion kundër eksploatimit të naftës

0

OJQ nga Mali i Zi si Green Home, ADP Zid, si dhe mbi 70 organizata nga Kroacia, Bosnja, Italia dhe Shqipëria, orgnizuan aksionin e sinkronizuar me temë : “Jo naftës – të ndalojmë shpimin e Adriatikut”.

Aksioni u mbajt në lagjen Shushanj dhe marinën e Tivarit.

Qëllimi i aksionit, sic thanë orgnizatorët, është ndalimi i iniciativave nga Mali i Zi dhe vendet e rajonit për nxjerrjen e naftës nga nëndeti i Adriatikut.

Nxjerrja e naftës, thonë ata, do të ishte një rrezik i madh për biodiverzitetin e nëndetit por edhe me ndikim të madh negativ në sektorët vital për këtë zonë, turizmin dhe peshkatarinë.