Tiranë, 74 vjetori i Konferencës së Pezës, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

0

Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë përkujtuar 74-vjetorin e Konferencës së Pezës duke kryer homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Edhe Partia Komuniste ka zhvilluar homazhe, por e ndarë nga autoritetet lokale dhe qëndrore pasi nuk janë lejuar nga protokolli shtetëror. Përtej një ceremonie në nder të dëshmorëve, Bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitete muzikore dhe panaire për të kthyer Pezën në një destinacion feste për të gjithë qytetarët.

Është përkujtuar sot 74 vjetori i konferencës së Pezës. Në 16 shtator 1942 delegatë dhe përfaqëues të krahinave të ndryshme u mblodhën në Pezë me qëllim organizimin e forcave të ndryshme politike në luftën kundër Italisë fashiste.

Zëvendës/Kryeministri Niko Peleshi dhe kryebashkiaku i Tiranes Erjon Veliaj pasi zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, e konsideruan Konferencën e Pezës si shembull të bashkimit në kohë paqeje të një vendi që aspiron integrimin në BE.