Thyhet zyra e sindikatës komunale të Ulqinit

0

Sot rreth orës 10 të mëngjesit, persona nga Lidhja e Sindikatave të Pavarura, kanë hyrë me forcë në zyrën e këtij sindikati që ndodhet në ndërtesën e komunës.

Në kohën kur kjo ndodhi zyra ishte bosh.

Mësohet se kryetari i sindikatës komunale te Ulqinit, Shefki Keko Lamoviq, ishte i sëmure prej disa ditësh dhe se nuk kishte njohuri për tentativa të tilla.

Për Lidhjen e Sindikatave të Pavarura, Lamoviqi duhej të ishte në pension që prej 6 muajsh, dhe se ai nuk është përfaqsues ligjitim i kësaj organizate.

Në deklaratat e mëparshme, Lamoviqi ka bërë të njohur se nuk mund të ushtroje të drejtën për pension pasi nuk i janë paguar kontributet për dy vitet e fundit.