Thirrje për nxënësit e shkollave të mesme në Programin edukativ të festivalit Seanema

0

Deklaratë për shtyp

MINI FILM (Filmi i vogël) dhe KAMPI KRITIK janë puntoritë që do të ofrohen falas për nxënësit e shkollave të mesme, gjatë festivalit Seanema (24 – 26 gusht 2018), nga OJQ Unë veproj në bashkëpunim me Shoqatën për arsim në fushën e kulturës audiovizive, Filmkultura, me mbështetjen e Qendres kinematografike të Malit të Zi.

Mini Film (Filmi i vogël) është projektuar për të rinjtë, nisur me qëllimin që të nxisë kreativitetin dhe të zgjojë kureshtjen, parakusht ky për zhvillimin e qëndrimit kritik ndaj përmbajtjes audiovizive, ndërsa ideja e Kampit kritik bazohet në të menduarit e artit audioviziv nga disa këndvështrime, nëpërmjet shkrimit të kritikës dhe analizës së përmbajtjes.

Sipas organizatorëve, duke pasur parasysh përhapjen e teknologjisë dhe lehtësinë e përdorimit të saj, është e nevojshme që të bisedohet me të rinjtë dhe të kultivohet qëndrimi kritik ndaj përmbajtjes që ata konsumojnë, ose dhe ndoshta krijojnë. Filmi i vogël për pjesëmarrësit ofron një vështrim të shkurtër por intensiv mbi të gjithë fazat e krijimit të një filmi, si dhe realizimin e një filmi të shkurtër nga pjesëmarrësit mbi temën e edicionit të festivalit „Identiteti“, i cili do të shfaqet në natën finale të festivalit. Kampi kritik, nga ana tjetër, ofron një hapsësirë të re, fizike dhe mediatike, nga e cila të rinjtë do të analizojnë përmbajtjen që ata konsumojnë, në rastin konkret të programit të festivalit Seanema për këtë vit.

Kush?

Punëtoritë organizohen për nxënësit e shkollave të mesme që jetojnë në Mal të Zi, pra mosha 15-19 vjeç, të cilët janë të interesuar rreth artit të kinematografisë dhe filmit në të gjitha format e tij.

Si?

Është e domosdoshme të plotësoni formën e aplikimit, jo më vonë se dita e premte, 17.08.

Për Kampin kritik:

https://docs.google.com/forms/d/1HzmnNmowDJDRwcW6A1yGvJ7PpcoAKhsTwEzXzRQo5OM/edit

Për Mini Film:

https://docs.google.com/forms/d/1As_VKxrfjALB0I_tHJYDYa-AjSmDjUCyFlLJE0L5nWY/edit

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen nëse ato janë pranuar brenda dy ditëve nga data e mbylljes së aplikimit.

Programi edukativ gjithashtu mbështetet nga Komuna Ulqin, Biblioteka e Qytetit në Ulqin,

Forum MNE dhe Zyra për të Rinjtë në Budva.