Themelohet zyrtarisht partia e re

0

Partia e re në skenën politike të Malit të Zi, Aksioni i bashkuar reformist (URA), mbajti sot në Podgoricë konventën e vet themeluese.

Ashtu siç edhe pritej, për kryetar u zgjodh kandidati i vetëm Zharko Rakçeviq, kurse nënkryetar u emruan Dritan Abazoviq, Bozhena Jelushiq, Rade Bojoviq dhe Sherbo Rastoder.

Në këtë konvent u bë edhe prezantimi i Këshillit koordinues i përbërë prej ekspertëve që do të promovojnë politikën e këtij subjekti politik.