Thellohet bashkëpunimi ndërmjet Ulqinit dhe qytetit Kayll në Luksemburg

0

Në Ulqin po qëndron për vizitë disa ditëshe një delegacion i qytetit Kayl i Luksenburgut i kryesuar nga kryetari i saj John Lorent , me të cilin qyteti ynë ka të nënshkruar marëveshtje bashkëpunimi.

Ata u pritën nga kryetari Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij. Kryetari Cungu duke i shprehur mirëseardhje në qytetin tonë i ka njoftuar me resurset e shumta që ofron ai në të gjitha planet .

Nderkaq Z. John Lorent bëri në krahasim ndërmjet dy qyteteve që nga antikiteti e deri në ditët e sotme dhe të perbashkëtat që kanë. Duke , shprehur vlerësime dhe konsiderata për pritjen ai nënvizoi se në ditët e ardhëshme do të diskutohet detalisht edhe për dy projektet e inicuara më parë nga komuna jonë , për të cilët tha se pozita dhe opozita e qytetit Kayl është detalisht e njoftuar. Njëri nga projektet është ai I pastrimit të kanalit të Bratices, kërkesë e kahmotshme e banorëve dhe një problem akut për komunën ton që kërkon zgjidhje.

Me interes , mysafirët përcollën prezantimin në sferën e turizmit që e bëri përfaqesuesi i Organizatës turistike Së bashku me kryetarin Cungu në takim kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit Loro Nrekiqi, nënkryetarët Vaso Radoviq , Hadixha Gjoni, përfaqesuesi i Organizatës turistike dhe ai i Zyrës për projektet IPA.

Mysafirët nga Luksenburgu do të vizitojnë Valdanosin. Për ta është hartuar një axhendë e vecantë e cila parasheh dhe vizita në monumentet kulturo historike ku ata do të njihen më përsëafrmi me vlerat e rralla historike dhe arkeologjike të qytetit tonë.