Thaçi nesër në Mal të Zi

0

Zv. kryeministri dhe minstri i punëve të jashtme të Kosovës Hashim Thaçi, nesër do të vijë për vizitë dyditore në Mal të Zi.

Delegacioni pritet të vijë në kalimin kufitar Bozhaj/Hani i Hotit rreth orëve të mbremjes, ku do të pritet nga sekretari i përgjithshëm i Ministrise për punë të jashtme the integrime europiane Zheljko Peroviq, si dhe i deleguari i ambasadës së Malit të Zi në Kosovë Radovan Miljaniq.

 

Ditën e premte rreth orës 10.00 Thaçi do të takohet me zv. kryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme dhe integrimeve europiane Igor Llukshiq, me të cilin do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp.

Më vonë janë parashikuar takimet me kryeministrin Gjukanoviq, presidentin Vujanoviq dhe kryetarin e parlamentit Ranko Krivokapiq.

Takimet janë planifikuar të mbahen në Vila Gorica, ku do të shtrohet edhe një drekë për mysafirët.

Në orët e pasdites delegacioni nga Kosova do të udhëtojë për Ulqin, ku është planifikuar takimi me kryetarin e komunës Fatmir Gjekën.