Thaçi në Podgoricë, serbët protestojnë

0

Mali i Zi dhe Kosova nuk kanë çështje të pazgjidhura midis tyre dhe bashkëpunimi miqësor është një model për vendet e tjera, tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me kreun e dipolomacisë malazeze Igor Lukshiq

Lukshiç tha se Thaçi është i mirëpritur në Mal të Zi dhe se protestat janë një mjet demokratik i çdo qytetari për të shprehur pakënaqësinë e tij.

Të dy ministrat e jashtëm ishin dakord se Mali i Zi dhe Kosova kanë një vizion të perbashkët për sa i përket anëtarsimit në NATO-s dhe Bashkimin Evropian.

Thaçi tha se ai respekton të drejtën e qytetarëve të cilët protestojnë kundër ardhjes së tij. Ai vuri në dukje se në mes Malit të Zi dhe Kosovës nuk ka çështje të pazgjidhura.

Ndërkohë, rreth 300 qytetarë po protestonin kundër vizitës së tij në Mal të Zi. Ndër to ishin edhe përfaqsuesit e partive pro serbe, si Lideri i NOVA Andrija Mandiq, deputetët Strahinja Bulajiq, Slaven Radunoviq dhe Budimir Aleksiq. Poashtu në protest merrnin pjesë edhe lideri i PPS (SNP) Srgjan Miliq dhe deputeti i kësaj partie Vasilije Llallosheviq.

84ef6b9e0fae4825e19124b3b6e4322d 6e1e182202c17cfd2066d1d38639cd3c

Protestuesit këndonin kënge nacionaliste serbe, hidhnin parrulla “Vrit shqiptarin….” (Ubij siptara…), dhe u munduan të çajnë rrethin e policisë, ku erdhi edhe te disa kacafytje me forcat e rendit.

f17de1ddbea85e49c36499594264544ffd9bdb5a14912f099110dcd09d58e490