Thaçi dekoron shkrimtarin Dritëro Agolli: Kosova, Republika përtej Drinit

0

Me rastin e 85 vjetorit të lindjes, shkrimtari i madh, Dritëro Agolli u dekorua nga presidenti i Kosovës Hashim Thaci, me madaljen “Urdhri i Pavarësisë”.
Kreu i shtetit të Kosovës, e konsideroi shkrimtarin frymëzim për atë se çfarë ai ka përcjellë përmes letrave.
Thaçi: Jam shumë mirënjohës edhe personal dhe institucional dhe si president për mbështetjen e plotë të pahezitueshme dhe shumë të guximshme, edhe si qytetar edhe si intelektual që i keni dhënë me shkrimet tuaja që Kosova të jetë e lirë, sovrane.
Vetë poeti nuk e shmangu emocionin për këtë vlerësim, i cili sipas tij vjen nga Republika përtej Drinit, duke lënë të kuptohet se Shqipëria dhe Kosova janë një.
Agolli: Dy Republika, Republika e Kosovës edhe Republika e Shqipërisë, bile edhe unë mezi e them e Shqipërisë dhe e Kosovës se ato mund të thuhen më mirë e Shqipërisë këtej Drinit dhe e Shqipërisë përtej Drinit. Dy republika dhe dy president, prandaj jemi të gëzuar sepse në vitin e parë të zgjedhjes tuaj si President i Republikës përtej Drinit vini edhe këtu.
Ndërsa mesazhi që Agolli kishte për presidentin Thaci ishte pasja e një kulture demokratike në parlament, ku kundërshtari të përdorë dialogun për zgjidhjen e cështjeve, dhe jo të jetë armik.