Tërhiqet kandidati i tretë për kryetar të PSD. Krivokapiq paralajmëron fitoren e sigurt

0

Kandidati për kryetar i Partisë Socialdemokrate Merdin Markishiq, është tërhqur zyrtarisht nga gara dhe ka mbështetur kryetarin aktual Ranko Krivokapiq.

Në mbledhjen e delegatëve që përkrahin Krivokapiqin nga zonat veriore të Malit të Zi, e cila u mbajt në Rozhajë, morën pjesë 141 delegat. Përvec tyre, të pranishëm ishin edhe përfaqsues nga qytetet tjera, në mes të cilëve edhe Ulqini, por akoma nuk dihet se kush mori pjesë, pasi kryetari i kësaj partie në Ulqin, Selim resulbegoviq, përkrah kandidatin tjetër Ivan Brajoviq.

Në fjalimin e mbajtur me këtë rast, Krivokapiq cilësoi rolin e madh që ka pasur kjo parti në skenën politike dhe në formimin e shtetit malazias.

Ai tha se kjo parti do ti qëndrojë besnike parimeve të saja dhe se askush nuk mund të fusë ëvrcarje në të sic po tentohet kohët e fundit.

“PSD kurrë nuk ka qenë varëse e askujt por gjithmonë kemi qenë vetvehtja. Interesi i Malit të Zi kurrë nuk ka pasur alternativë për ne, dhe kështu do të jetë edhe pas 6 qershorit”, tha në mes tjerash Krivokapiq.