Tensione në kufirin Mali i Zi-Kosovë, incident me armë

0

Kufiri mes Malit te Zi dhe Kosoves eshte cenuar nga nje bresheri armesh. Nga te dhenat
mediatike shqiptarë të Kosovës kanë gjuajtur me arme në drejtim të fshatrave përreth Mokrës. Momentalisht situata eshte qetesuar. Nga te dhenat e fundit shqiptarët kane qelluar me breshëri, për të frikësuar fshatarët në katundet në pjesën malaziase, në pjesën e malit Mokra. Në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës, pas paralajmërimit të AKSh-së, pjesëtarët e saj janë vendosur në afërsi të kufirit, në rastin kur do të nisë zbatimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e zi dhe se pjesëtarët e kësaj organizate do ta kundërshtojnë me armë.
Incidenti, sipas kësaj gazete, ndodhi mbrëmjen e se mërkurë, në fshatin Kaludare, në rrethin e Beranes, ku është edhe pjesa e kufirit me Kosovën. Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe malaziasit. Bëhet e ditur se pjesëtarë të shërbimit të sigurimit malaziase janë në gjendje gatishmërie, ndërkaq jozyrtarisht bëhet e ditur se edhe pjesëtarë të ushtrisë malaziase janë në gjendje gatishmërie. Mediat e këtij vendi raportuan për dërgimin e njësive speciale policore dhe ushtarake në kufirin me Kosovën, për shkak të tensionit në rritje para votimi të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.