Tenderi i ri për Kriporen e Ulqinit

0

Drejtoria e Kripores së Ulqinit “Bajo Sekuliq” në falimentim, bënë thirrje të interesuarëve që gjatë 30 ditëve të ardhshme të paraqesin ofertat për, bashkëpunim në organizimin e proceseve të punës ose të marrin me qira të tërë kompleksin tekniko-teknologjik të ndërmarrjes në afat të gjatë.

Drejtoria gjithashtu bënë thirrje palëve të interesuara të paraqiten për blerjen e rezervave të kripës, pjesëve rezervë dhe paketimeve.

Drejtoria u tërhoq nga shitja e ndërmarrjes, pasi që dështoi për të njëmbëdhjetën herë tentativa për shitje të objekteve, paisjeve, tokës prej 15 milion m2 me një çmim prej 179 milion euro. Kështu vendosi të shpallë tender për dhënien me qira të fabrikës.

Nga ofertuesit e interesuar, siç theksohet në tender, kërkohet që të organizojnë prodhimin dhe përpunimin e kripës ose ndonjë aktiviteti tjetër në përputhshmëri me potencialet natyrore dhe materiale të kripores. Ata duhet të sigurojnë mjetet e nevojshme finaciare për organizimin e punës dhe mirëmbajtjen e pronës në kohëzgjatjen e bashkëpunimit si dhe të sigurojnë kuadro për organizimin e punës.

Ofertat dorëzohen në Gjykatën ekonomike gjatë tridhjetë ditëve të ardhshme dhe duhet të përmbajnë të gjitha informacionet e kërkuara.

Drejtori i ndërmarrjes në falimentim pas analizës së ofertave të paraqitura, do të vendos rifillimin e negociatave me ofertuesit e përzgjedhur. Përparësi do të kenë ofertuesit me përvojë më të gjatë në prodhimin e kripës dhe që bëjnë ofertën më të mire finaciare.

Drejtoria ka shpallur thirrjen për shitjen e rezervave të kripës në sasi prej 3.5 mijë tonelata me çmimin fillestar prej 35 eur për tonelatë plus TVSH. Ofertat për blerjen e kripës, palët e interesuara mund ti paraqesin në Gjykatën Ekonomike të Podgoricës deri më 11 nëntor dhe pas tetë ditëve drejtori do të zgjedh ofertuesin më të mirë me të cilin do të nënshkruhet kontratë për shitëblerje.

Kriporja që nga viti 2003 kontrollohet nga biznesmeni nga Podgorica Veselin Baroviq i cili bleu paketin e akcioneve kontrolluese për 800 mijë euro. Prej 2005 ndërmarrja  gjindet në falimentim, për shkak të borxheve. Qeeveria e Malit të Zi në nëntor të vitit 2011 hoqi konçesionin për përdorimin e ujit të detit